Përmbytjet, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave


Përmbytjet, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave

23:58 08/01/2021

“Situata e gatishmërisë është përmirësuar”

Menjëherë pas kthimit nga Athina, kryeministri Edi Rama thirri në një mbledhje urgjente Komitetin Ndër-ministror të Emergjencave Civile. Rama tha se situata e krijuar nga reshjet po njeh përmirësim përkundër asaj që akuzon opozita, ndërsa veçoi Shkodrën për mungesë të gatishmërisë.

“Edhe COVID-it iu gjet vaksina e imunizimit, ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula. Niveli i gatishmërisë me përjashtim me Shkodrën që qëndron si hudhër për të mos u marr mësysh gjithë Shqipëria ka ardhur duke u përmirësuar”.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës siguroi se janë marrë të gjitha masat në hidrocentrale për të shmangur përmbytjet.

“Është mirëmenaxhuar situata në kaskadën e Drinit. Kemi nisur nga puna që para 10 ditësh. Kemi qenë të përgatitur për të marrë masat e duhura. E kemi gjetur padyshim të përgatitur veten dhe sot kaskada ka parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës”.

“Kemi 261 forca të specializuara dhe mbi 1000 forca të tjera në dispozicion të shtabeve dhe qarqeve. 1150 forca nga bashkitë e rrezikuara sot janë të angazhuara”.

Peleshi shtoi se aktualisht situata më kritike mbetet Shkodra, me 2270 hk tokë të përmbytura dhe 100 familje të evakuara nga fshati Obot.

Tv Klan






Të ngjashme