Përmet, Kisha Ortodokse – (2 Nëntor 1999)


Përmet, Kisha Ortodokse – (2 Nëntor 1999)

12:53 02/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ende i pazgjidhur konflikti mes Kishës Ortodokse dhe Qendrës Kulturore në Përmet për pronësinë mbi këtë godinë dhe truallit rreth saj. TV Klan i rikthehet këtij problemi me intervistën e klerikut të Kishës Ortodokse në Përmet, At Vasil Thomollari.

At Vasil Thomollari:- “Siç e shihni këtu jemi në truallin e Kishës së Shën Mërisë Pazarit po kështu edhe siç vërtetohet është Kisha e Shën Mërisë. Jemi me të gjitha gjyqet me të gjitha rregullat që i takon pronë e Kishës. Ne jemi për dy kultura, jemi dhe për laike jemi dhe për fetare. Kemi vajtur tek Kryetari i Bashkisë dhe u kemi premtuar qe t’u ndërrojnë faqen qytetit të Përmetit me ndërtimin, të riparimit të një Shtëpie Kulture tjetër, po kështu në këtë do të jetë një qendër kulturore me të gjitha standartet nga me modernet. Dhe kjo është premtim i thënë, dhe ç’thotë Kisha e bën”.

Ndërkohë kundërshton autoritetet fetare Drejtori i Qendrës Kultuore në Përmet Kastriot Bezati.

Kastriot Bezati, Drejtori i Qendrës Kultuore Përmet:- “Shtëpinë e Kulturës e ka ndërtuar tërësisht shteti. Në qoftë se ne do të shikojmë gentplanin ai hedh dritë të plotë dhe thotë haptazi se ku ka qenë e ndërtuar Kisha dhe ku është ndërtuar Shtëpia e Kulturës”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme