Përmet, vulat falso – (8 Tetor 1999)


Përmet, vulat falso – (8 Tetor 1999)

13:45 08/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një grup falsifikatorësh vulash të policisë kapet nga blutë e komisariatit të Përmetit. Katër prej tyre e ushtronin aktivitetin e tyre krminal me vulat shqptare ndërsa i pesti i arrestuar në Këlcyrë, përdorte vulat e policisë greke. Të arrestuarit të sotëm kishin krijuar një rrjet të vërtet ku me anë të këtyre vulave të rreme kanë falsifikuar mjaft pasaporta për jashtë shtetit, certifikata të ndryshme, patenta për drejtim automjeti etj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve përveç shumë dokumentave të mësipërm janë bllokuar dhe katër vulat falso dy të qarkullimit rrugor, një të policisë shqiptare dhe e fundit asaj të policisë greke. Gjithashtu në banesën e njërit prej të ndaluarve është gjendur një automatic kallashnikov, dhe një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Objektet e bllokuara do ti shërbejnë organit të akuzës si prova materiale gjatë procesit gjyqësor.

Aksioni për arrestimin e tyre sipas burimeve policore është hartuar në bazë të dyshimeve të hershme të bluve të Përmetit. Punën e këtij komisariati e kishin vështirësuar së tepërmi këto dyshime mbi origjinalitetin e dokumentave të lëshuara nga policia kanë konfirmuar këto burime./tvklan.al






Të ngjashme