Përmirësimi i Motit në vend – (29 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kaloi koha e ngricave, të ftohtit dhe erërave që frynin nga europa, të cilat pushtuan dhe Shqipërinë ditë më parë. Tashmë është Shqipëria një ndër të parat vende që përhap ngrohtësinë në të gjithë ballkanin. Situata e ditëve më parë ka ndryshuar në drejtim të temperaturave të ajrit, ku termometri shënon 2-3 gradë më tepër. Moti i kthjellët në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohet me vransira të pakta që prekin pjesën jugore të vendit. Temperaturat më të larta sot në mëngjes në zonat malore shënojnë -11 gradë celsius, në zonat e ulta -1 gradë dhe në Vlorë +2 gradë. Për ditët në vazhdim parashikohet sërisht rritje temperaturash./tvklan.al