Përmirësohen helikopterët e ushtrisë për shuarjen zjarreve
Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të reja për shuarjen dhe lokalizimin e zjarreve në terrene të vështira.
Kovat e reja me kapacitet 2500 litër secila, rrisin me 12 herë kapacitetet e Forcave të Armatosura në krahasim me 1 vit më parë kur për shuarjen e zjarreve nga ajri, kontraktohej shërbimi privat.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli për avantazhet që sjellin në përballimin e zjarreve pajisjet e reja, ndërsa kërkoi angazhim më të madh nga pushteti lokal, duke filluar që nga buxheti i bashkive, të cilat duhet të parashikojnë fonde për emergjencat civile.
Tv Klan