Përmirësohen kushtet në tregun e Kamzës


Përmirësohen kushtet në tregun e Kamzës

16:37 10/02/2014 ENO_BOZDOPremtimi i bërë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dy vite më parë për përmirësimin e kushteve të tregut të Kamzës, është realizuar. Nënkryetari i Bashkisë, Eno Bozdo, gjatë vizitës në këtë treg, u shpreh se Bashkia do të vazhdojë të ndihmojë me financime për të përmirësuar edhe më tepër kushtet ku tregtohen produktet ushqimore.

Gjithashtu, për rritjen e standarteve të tregtimit të produkteve ushqimore, Bozdo ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve. Ai i ka  rekomanduar ato që të orientohen  në blerjen e tyre, duke shkuar në ato tregtarë që i plotësojnë kushtet e favorshme .

 





Të ngjashme