Përmirësohen kushtet për të dënuarit e Peqinit


Përmirësohen kushtet për të dënuarit e Peqinit

19:31 02/01/2010

Burgu i Peqinit ka arritur standarte evropiane të trajtimit të të dënuarve. Respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe puna për riintegrimin në jetën shoqërore kanë njohur rritje mjaft cilësore gjatë këtij viti.  Drejtori i këtij institucioni, Pajtim Nurja shprehet se qëllimi i punës ka qenë trajtimi në mënyrë sa më human i të dënuarve dhe krijimi i kushteve si brenda dhe jashtë qelive.

Aktualisht është duke u punuar për vendosjen e banjove në çdo dhomë. Ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit funksionon shkolla e ciklit të ulët. Në burg janë duke u zhvilluar një sërë kursesh, siç janë kurset për elektriçistë, riparime elektronike, hidraulikë, shtrime pllakash, ndërtues  etj. Në fund të dënuarit do të pajisen me një certifikatë që do t’iu shërbejë në jetë.

Në burgun e Peqinit funksionojnë një sërë ambientesh sportive si salla force, fusha minifutbolli, volejbolli e baskebolli, biblioteka, punishte, kisha dhe xhami.

Me rastin e festave të fundvitit drejtoria e burgut të Peqinit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshmë të Burgjeve organizuan një sërë aktivitetesh si ndeshje futbolli me ekipin e Peqinit, koncert festiv dhe shpërndarje të librit të shkrimtarit turk Ahmet Dursun “ Pena e Gardianit”. Me këtë rast shkrimtari u shpreh se subjekti i romanit ka marrë shkas nga histori reale e të dënuarve shqiptare pas viteve 90.

“Kam qenë në burgjet më të tmerrshme të globit dhe mund të them se të gjithë ata që janë atje jashtë e meritojnë që të ndodhen qoftë edhe njëherë në burg”, tha Dursun.

I dënuari Taulant Balliu shprehet se ndjehet mjaft i kënaqur që ka fituar vendin e parë me krijimtarinë e tij.

Në takimin që pati më një grup të dënuarish, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve u shpreh se po shihen mundësitë e punësimit të të dënuarve dhe pagimi i tyre me 180 000 Lekë të vjetra në muaj. Pushteti lokal në Peqin ka bashkëpunim të ngushtë me kete institucion.

Tv Klan






Të ngjashme