Përplas për vdekje 1 person, arrestohet 31-vjeçari i dehur në timon
Një i ri është vënë në pranga në flagrancë nga policia e Elbasanit. Sipas informacioneve, 31-vjeçari B.Q. përplasi me makinë një person të seksit mashkull. Për pasojë ky i fundit humbi jetën. Policia nuk ka arritur ende të bëjë identifikimin e tij.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shoferi e drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës./tvklan.al