Përplas për vdekje këmbësorin, largohet nga vendngjarja


Përplas për vdekje këmbësorin, largohet nga vendngjarja

09:27 27/05/2016

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një person i paidentifikuar ka përplasur me makinën e tij personin me iniciale L. F, 49 vjeç, banues në Shenbërllinjë, Gramsh. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”./tvklan.al

 






Të ngjashme