Përplasen 3 makina në aksin rrugor Lezhë-Milot
Një aksident më pasojë përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Lezhë-Milot, tek Kryqëzimi i Shënkollit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.12.2017, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Milot, tek Kryqëzimi i Shënkollit ka ndodhur një aksident.
Makina me targa AA 550 GO me drejtues A.M., ku dyshohet se si pasojë e mos ruajtjes së distancës, është përplasur me mjetin me targa AA 770 RF me drejtues shtetasin D.N.
Gjithashtu, mjeti me targa AA770RF me drejtues mjeti shtetasin D.N., si pasojë e përplasjes nga mjeti me targa AA550GO, është përplasur lehtë me mjetin me targa AA 558EY të drejtuar nga shtetasi A.G.
Si pasojë e këtyre përplasjeve , është lënduar vetëm A.M.,i cili është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/tvklan.al