Përplasen 3 makina në autostradën Vlorë – Fier
Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku janë përfshirë tre automjete. Policia thotë se ka qenë një makinë ”Audi” me drejtues 22-vjeçarin Klevis Deliaj, që ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tip ”Hyndai” me drejtues shtetasin Q.M., 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve, errësirës dhe bllokimit të rrugës është përplasur me trafikndarsen edhe mjeti tip ”Benz”, me drejtues 24-vjeçarin me iniciale D.L..
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të tre drejtuesit e mjeteve si edhe dy pasagjerë, 29-vjeçarja me iniciale Sh.L. dhe E.M. 29 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve, policia arrestoi drejtuesin e “Audit”, 22-vjeçarin Deliaj nga Vlora për veprën penale ”Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
/tvklan.al