Përplasen dy furgonë pasagjerësh në aksin Librazhd-Prrenjas
Dy furgonë pasagjerësh janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas.
Nga aksidenti mësohet se 3 persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe nuk janë në rrezik për jetën.
Aksidenti ndodhi pranë fshatit Qukës dhe në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të normalizuar edhe trafikun.
Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë humbja e kontrollit për shkak të lagështirës në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
/tvklan.al