Përplasen dy makina, plagoset një 18-vjeçare

Foto ilustruese

Përplasen dy makina, plagoset një 18-vjeçare

08:46 28/06/2018

Një aksident ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Fierit, duke lënë të plagosur një vajzë 18-vjeçare.

Burime zyrtare thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 00:40, në rrugën Fier-Daullas. Në aksident u përfshi një Volkswagen që drejtohej nga 18-vjeçari me iniciale D.M. dhe një makinë Benz, që drejtohej nga 19-vjeçari K.B.

Si pasojë e këtij aksidenti e lënduar mbeti 18-vjeçarja S.H, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

/tvklan.al

 






Të ngjashme