Përplasen dy motoçikleta, humb jetën një person
Një person humbi jetën ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:05, në hyrje të fshatit Oblikë. Sipas policisë, në aksident u përfshinë dy motoçikleta. Nga përplasja humbi jetën një prej drejtuesve, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ndërsa drejtuesi i motoçikletës tjetër, një 57-vjeçar me iniciale G. H, u dërgua me urgjencë në Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al