Përplasen dy motora, ndërron jetë njëri nga drejtuesit
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:50 në fshatin Halilaj të Lushnjes.
Sipas informacioneve policore, dy motora janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e njërit prej drejtuesve.
Viktima është 54-vjeçari me iniciale V.B, ndërsa drejtuesi i motorit tjetër, F.K. 43 vjeç, ka mbetur i plagosur.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tv Klan