
Përplasen 3 makina, 5 të plagosur
5 persona janë plagosur pasditen e së dielës në Fushë Milot, pas përplasjes së 3 makinave.
Policia e Lezhës tha në një njoftim për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, kur u përplasën mjeti tip Benz me drejtues B.D. me mjeti tip Suzuki me drejtues M.K. dhe mjetin tip Volkswagen me drejtues I.T. “Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve
”, tha Policia.