Përplaset anija turistike me skafin, në bregdetin shqiptar
Shmanget tragjedia në ujërat shqiptare. Dy mjete lundrues janë përplasur njëra me tjetrën, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Shën Vasil”.
Sipas policisë kufitare janë përplasur një anije turistike me mbishkrimin “Black Pearl”, me pronare shtetasen L.B. dhe me kapiten N.J. me një skaf me mbishkrimin, “PAUEN”.
Skafi në pronësi të shtetasit H.P. ka qenë i parkuar dhe pa persona në bord. Nga hetimet ka rezultuar se fajtore ka qenë anija turistike “Black Pearl”, për të cilën është gjobitur.
/tvklan.al