Shpejtësia kthehet në tragjedi për shqiptarët
Një aksident i rëndë i mori jetën një të riu shqiptar dhe la të plagosur rënde katër të tjerë në zonën e Viterbos, në Itali.
Pesë të rinjtë po udhëtonin me një mjet tip “Golf”, i cili doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Drejtuesi i mjetit raportohet se vdiq në vend, ndërsa katër pasagjerët mbetën të plagosur. Identitetet e personave të përfshinë në aksident nuk janë bërë me dije. Pas përplasjes, 5 ambulanca dhe një helikopter shkuan në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë personave të aksidentuar.
Mediat italiane thonë se te rinjtë që udhëtonin në mjet ishin të dehur dhe dyshohet se ky është shkaku kryesore i tragjedisë. Makina me të cilën lëviznin shqiptarët bëri një manovër për të shmangur një tjetër automjet tip “Smart” para se të përplasej me pemën. Policia italiane dyshon edhe për një garë shpejtësie mes “Golf”-it dhe një tjetër automjeti, ende të paidentifikuar.
Tv Klan