Makina e mbushur me kanabis aksidentohet në Milot
Një sasi e konsiderueshme droge u zbulua në një automjet që u përfshi në një aksident me një makinë tjetër, mbrëmjen e të hënës në afërsi të Milotit. Zbulimi i lëndës qe krejt i rastësishëm për policinë e Lezhës, e cila kishte shkuar në vendngjarje pas përplasjes se dy automjeteve që solli më pas edhe bllokimin e lëvizjes përgjatë Rrugës së Kombit.
Shkak i aksidentit sipas policisë dyshohet të ketë qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë. Droga transportohej me një makinë tip “Audi”, me të cilën udhëtonin dy persona. Automjeti u përplas me barrierat e rrugës, ndërsa droga që ishte ngarkuar në bagazh në disa thasë u përhap në të gjithë rrugën.
Drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike u ndalua nga policia, ndërsa personi që e shoqëronte u arratis dhe po kërkohet.
Tv Klan