Përplaset me autobusin e turistëve, shpërthen në flakë motori në Lushnje
Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë.
Aksidenti ka ndodhur në Lushnje mëngjesin e sotëm. Të plagosurit janë Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe 18-vjeçarja Çeleste Zerani. Ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Policia thotë se pas përplasjes, motori shpërtheu në flakë.
Për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta aksi rrugor Lushnje – Rrogozhinë. /
tvklan.al