Përplaset me pemën, në gjendje të rëndë i riu shqiptar
Një i ri shqiptar, banues në Spinetoli të Italisë ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.
Ishte ora rreth 1 e gjysmë e natës kur 23 – vjeçari, i cili udhëtonte më një Clio gri, u përplas me pemën, në Salaria, mes Pagliare dhe Stella di Monsampolo.
Sipas mediave italiane, impakti ka qenë tepër i fortë duke e shkatërruar thuajse totalisht pjesën e përparme të automjetit. Nga hetimet paraprake, 23 – vjeçari mësohet se nuk ka qenë në efektin e ndonjë substance, por dyshohet se mund ta ketë kapur gjumi në timon.
Aktualisht i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al