Përplaset me shtyllën, vdes drejtuesi i motorit
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 02:05, në Himarë.
39 – vjeçari i identifikuar si Klajdi Shehu me banim në Tiranë ka humbur kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, duke u përplasur me shtyllën anësore të rrugës.
Ai është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Aktualisht sqarohet në njoftim, po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin./tvklan.al