Përplaset nga makina në superstadën në hyrje të Vorës, shpëton mrekullisht e reja (20 Prill 2001)


Përplaset nga makina në superstadën në hyrje të Vorës, shpëton mrekullisht e reja (20 Prill 2001)

12:05 20/04/2001

Vetëm një ditë pas aksidentit tragjik në Maminas ku një 20-vjeçare vdiq pasi preu rrugën dhe u përplas me makinën qeveritare të ministrit Nako, e njëjta histori është përsëritur sot në mëngjes në superstradën në hyrje të Vorës. Një grua 30-vjeçare, banore e zonës, duke dashur të kalojë nga njëra anë e superstradës në tjetrën ështëpërplasur me një autoveturë që po hynte në Vorë. Sipas vetë pamjeve gruaja ka gjetur kohën dhe mënyrën e gabuar për të kaluar rrugën.

Pasi është përplasur me këtë BMW ajo është hedhur më pas nga ana tjetër e rrugës nga forca e përplasjes dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, gruaja 30-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht nga vdekja dhe pse shkalla e aksidentit ishte tepër e rëndë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u ndalua në Komisariatin 4 derisa ekspertët të sqarojnë rrethanat.

Kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën nga këmbësorët, fenomeni i njohur tashmë dhe nëpër autostrada, është bërë shkak pasojë i shumë aksidenteve tragjike ku nuk kanë munguar dhe viktimat. Ndaj pikërisht kjo prerje në mes të rrugës të makinave me shpejtësi duhet të bëhet edukatë dhe të mos ndodhë më./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme