Përplaset një tren pasagjerësh pranë New York
Një tren pasagjerësh pranë New York ka dalë nga shinat, duke shkaktuar plagosjen 29 personave. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Sipas autoriteteve, të lënduarit kanë pësuar thyerje të shumta të kockave.
600 pasagjerë po udhëtonin në brodin e trenit, kur ai doli papritur nga shinat. Sipas mediave amerikane, treni i pasagjerëve u përplas me një tren mallrash, por ende nuk ka një raport zyrtar për shkaqet e incidentit.
Vendi ku ndodhi ngjarja është një nga pjesët më të përdorura të hekurudhës në New York.
Muajin e kaluar, një grua humbi jetën, ndërsa 108 persona të tjerë u plagosën, pasi një tren pasagjerësh u përplas në stacion në Nju Xhersi.
Tv Klan