Përplaset për vdekje 40-vjeçari
Një 40-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj të enjteje në Shkodër, pasi u përplas nga një makinë. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, në plazh Velipojë.
Viktima është 40-vjeçari B.Bujaj. Ai u përplas nga një makinë Benz, në timonin e së cilës ishte një person me iniciale M. L.
Ky i fundit u shoqërua nga ambientet e policisë, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/tvklan.al