Përplasi për vdekje 57-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë, arrestohet i riu

Foto ilustruese

Përplasi për vdekje 57-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë, arrestohet i riu

09:03 13/02/2021

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Autoritetet njoftojnë se 22-vjeçari me iniciale D.K. ka aksidentuar me vdekje një 57-vjeçar.

Po ashtu sqarohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë një ditë më parë në aksin Xhafzotaj-Shijak dhe është përplasur nga 22-vjeçar që po udhëtonte me makinë.

Viktima fillimisht është dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Tashmë materialet hetimore  i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme dhe 22-vjeçari do të përballet me akuzat në gjykatë./tvklan.al






Të ngjashme