Përplasi për vdekje policin,Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Arnold Kolën
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 22-vjeçarin Arnold Kola , djalin e ish deputetit Ndue Kola, për Qarkun e Shkodrës, i cili të dielën në mbrëmje përplasi për vdekje efektivin e policisë Ervin Haxhiaj.
Seanca për Kolën do të zhvillohet ditën e martë në orën 10:30, në Gjykatën e Tiranës. Mbi të janë ngritur akuzat e shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim i parregullt i mjetit.
Haxhiaj, 41 vjeç, babai i tre fëmijëve, ishte efektiv në komisariatin nr.5.
Furgoni i policisë, me targë “
Policia 2146″
, e Komisariatit nr.5 u përplas nga automjeti fuoristradë, me të cilën udhëtonte Arnold Kola, djali i ish- deputetit, Ndue Kola për Qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.
Kola ishte në timon në gjendje të dehur. Ndërkohë nga aksidenti mbetën të plagosur edhe dy efektivët e tjerë: Ismail Hoxha dhe Besim Voji.
Furgoni i policisë u aksidentua gjatë momentit që 3 efektivë po patrullonin në Bulevardin Blu, në Kamëz, pranë shkollës “Ibrahim Rugova.”/tvklan.al