Përplasi për vdekje të riun, kapet 28-vjeçari
Një i ri është arrestuar nga policia në Librazhd. Ai është drejtuesi i mjeit tip “Audi” i cili të premten përplasi për vdekje një 25-vjeçar.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ndërsa drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin e mjetit. Pas ngjarjes ai u largua nga vendi i aksidentit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme./tvklan.al