Përplasja me Donald Lu, Llalla takon Metën
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka takuar mëngjesin e së premtes kreun e Kuvendit, Ilir Metën. Ky takim vjen një ditë pas akuzave të ndërsjellta me ambasadorin amerikan Donald Lu, si dhe pas një takimi që kreu i organit të akuzës zhvilloi me presidentin Bujar Nishani.
Mësohet se gjatë takimit Meta ka kërkuar shpjegime zyrtare për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KED-së, akuzë e bërë nga Donaldu Lu. Pas përgjigjes së Prokurorisë së Përgjithshme, Meta do të mbajë qëndrim publik.
Ambasadori Lu deklaroi se kreu i Prokurorisë është përpjekur të pengojë Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj.
Llalla nga ana e tij foli për trysni të vazhdueshme të ambasadorit amerikan duke nënvizuar se nuk mund të jetë zot në mjediset e Prokurorisë.
Kryeprokurorit, bashkëshortes së tij dhe disa prokurorëve të lartë u janë revokuar vizat për në Shtetet e Bashkuara, një akt të cilin kreu i organit të akuzon e konsideron si një hakmarrje personale./tvklan.al