Detaje/ Simpatizanti i LSI qëllohet nga nipi i Arben Ndokës


Detaje/ Simpatizanti i LSI qëllohet nga nipi i Arben Ndokës

10:37 25/06/2017

Një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Shëngjin të Lezhës. Përfaqësues të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mes tyre ka pasur edhe persona të armatosur. Mësohet se një person është qëlluar me qytën e armës së zjarrit. Ai është Florian Dushku, aktivist i LSI-së, i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Aktivisti i LSI është qëlluar nga nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, Samuel Ndoka, raporton ABC News.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Nuk dihet çfarë ka shkaktuar sherrin mes përfaqësuesve të PS dhe të LSI.

/tvklan.al






Të ngjashme