Përplasje me armë në mes të rrugës mes shqiptarëve
Një zënkë mes dy shqiptarëve çoi në përdorimin e armëve në Italinë fqinje, një ditë më parë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në komunën e Barzio, Lombardi.
Dy shqiptarët mësohet se u përshinë në një zënkë dhe njëri prej tyre nxorri armën dhe qëlloi përtokë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.
Gjithçka, sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj ka ndodhur për një konflikt banal mes palëve.
Pasi qëlloi me armë, shqiptari u largua me një motor dhe puna për kapjen e tij vijon. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.
/tvklan.al