Përplasje me armë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Një burrë u qëllua për vdekje dhe tre të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Brooklin, New York. Policia tha se burri u deklarua i vdekur në vendgjarje, rreth orës 18.00 sipas orës lokale.
Sipas të përditshmes britanike
Metro
, tre të tjerë u plagosën dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes nuk është identifikuar, ndërsa policia po merr në pyetje një 25-vjeçar pas incidentit.
Sipas
New York Post,
nuk është konfirmuar ende nëse incidenti ka të bëjë me një përleshje mes bandash, edhe pse të paktën një prej të plagosurve ka qenë i përshirë në një bandë kriminale./tvklan.al