Përplasje mes peshëngritësve dhe KOKSH


Përplasje mes peshëngritësve dhe KOKSH

19:43 02/05/2018

Përplasje mes peshëngritësve dhe zyrtarëve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar pas vendimit për përjashtimin e tyre nga Lojërat Mesdhetare. Sipas KOKSH kjo masë është marrë pas rasteve të përsëritura të dopingut dhe keqmenaxhimit të federatës, ndërsa pezullimi i këtij sporti në aktivitet në varësi të këtij institucioni do të jetë 2-vjeçare.

 “Lufta me tolerancë zero ndaj dopingut. Këto gjëra ia sqaruam sekretarit dhe presidentit të federatës tuaj”

u shpreh Zv/President i KOKSH-it, Vojo Malo.

Por peshëngritësit kërkuan rrëzimin e vendimit për të mos penalizuar të gjithë sportistët për shkak të rasteve të veçanta. 

“Na jepni një shkresë. Keni 1 muaj që e ke marrë këtë vendim dhe nuk e ke dërguar në federatë”

, tha Erkand Qerimaj.

Në disa momente debati verbal arriti deri në përplasje fizike. Peshëngritësit thonë se do ta ndjekin më tej këtë çështje.

 “Deri sa nuk jemi të dënuar nga Federata Botërore dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do ta ankimojmë këtë vendim edhe në gjykatë dhe do të kërkojmë takim me Ministren e Sportit

”, u shpreh peshëngritësi Erkan Qerimaj.

Lojërat Mesdhetare ku peshëngritësit shqiptare do të mungojnë zhvillohen në Tarragona të Spanjës nga 22 Qershori deri më 1 Korrik.

Tv Klan






Të ngjashme