Përplasje mes PS dhe LSI në Konferencën e Kryetarëve, Xhafaj – Metës: Dashuria ka mbaruar


Përplasje mes PS dhe LSI në Konferencën e Kryetarëve, Xhafaj – Metës: Dashuria ka mbaruar

14:45 21/07/2016

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e zhvilluar për herë të parë me praninë e mediave në emër të transparencës për qëndrimet e palëve në çështjen e Reformës në Drejtësi u përfshi nga tensione mes përfaqësuesve të koalicionit qeveritar.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta iu drejtua me tone të larta, Kryetarit socialist të Komisionit të Posaçëm Për Reformën Fatmir Xhafa, duke i kërkuar të dijë arsyen e mungesës së deputetëve socialistë në mbledhjen mbrëmshme të komisionit, ku do të reflektoheshin ndryshimet e propozuara nga Komisioneri Hahn. Por Xhafa, i kërkoi të moderoje tonin dhe i kujtoi se tani dashuria mes tyre ka mbaruar.

Përplasja në deklarata mes PS dhe LSI vazhdoi si në mbledhje ashtu edhe jashtë saj, kur Xhafaj fajësoi negociatorin e LSI Ylli Manjani për dështimin e mbledhjes së mbrëmshme, ndërsa vetë Manjani, tha se kjo ishte një shpifje e rëndë duke bërë publike edhe emailet që kishte këmbyer me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe kryetarin e komisionit të reformës.

Konferenca e kryetarëve që u mblodh për të treguar se kush e kishte bllokuar reformën, në fakt tregoi një ndarje të thellë mes PS dhe LSI.

Tv Klan






Të ngjashme