Përplasjet në Euro 2016, burg për 3 tifozë rusë


Përplasjet në Euro 2016, burg për 3 tifozë rusë

19:29 16/06/2016

Tre tifozë rusë janë dënuar me 2 vite burg nga një gjykatë franceze, për përfshirjen e tyre në përleshjet e ndodhura në Marsejë përgjatë “Euro 2016.”

Treshja është dënuar me nga 12 deri në 24 muaj burg dhe i është ndaluar hyrja në Francë për 2 vjet.

Alexey Yerunov është dënuar me 2 vite burg, Sergey Gorbachev me 18 muaj dhe Nikolay Morozov për 1 vit.

Sipas mediave, Yerunov dhe Gorbachev, janë liderët e grupit të njohur si “Unioni i Fansave Rusë”.

Gjithashtu, 20 fansa të tjerë të arrestuar janë përjashtuar nga vendi, ndërsa 20 prej tyre janë liruar nga gjykata, pa asnjë ndëshkim./tvklan.al






Të ngjashme