Përroi del nga shtrati dhe përmbyt fshatin në Peqin – (10 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Fshati Karinë në Peqin, u gdhi nën ujë. Një përrua që kalon mes për mes këtij fshati, u fry prej reshjeve e doli nga shtrati dhe mori përpara çfarë gjeti. Për fat nuk pati dëme në njerëz, por ekonominë ua mori lumi. Vërshimi mori para të mbjellat, kafshë e shpend shtëpiakë, pajisje e orendi shtëpie etj.
Tre familje kanë mbetur pa bukë sepse ujërat u morën të gjitha rezervat. Këto pamje apokaliptike, nuk janë të reja për këtë fshat. Për të frenuar dukuri të tilla nevojitet një pritë. Është biseduar për një vepër të tillë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe ky fond ka premtuar 10 milion lekë. Por më shumë se prita, banorëve të këtij fshati u duhet buka për këtë vit, madje dhe shtretër e rroba të reja./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame