Përse amerikanët votojnë në nëntor dhe të martën?
Zgjedhjet presidenciale në Amerikë mbahen gjithmonë të martën që vjen pas të hënës së parë të Nëntorit, një herë në katër vjet. Vendimi për këtë ditë u mor në vitin 1845 nga Kongresi Amerikan. Muaji nëntor u zgjodh sepse shumica e amerikanëve ishin fermerë e në atë muaj mbaronin vjeljet.
Nëntori ishte muaji mes përfundimit të të korrurave dhe nisjes së dimrit të gjatë e të ftohtë. Dita e martë u zgjodh sepse infrastruktura në ato vite nuk ishte e zhvilluar. Rrugët në shumë zona nuk ishin ndërtuar ende dhe shpesh njerëzve i duhej më shumë se një ditë rrugë për të shkuar në qendrat e votimit.
Gjithashtu votuesit nuk mund të udhëtonin ditën e diel, për shkak të së Dielës së Krishterë dhe dita e hënë do t’i nevojitej për udhëtim atyre që jetonin larg qendrave të votimit. Pavarësisht se sot infrastruktura rrugore është e zhvilluar dhe numri i fermerëve është ulur ndjeshëm, amerikanët vazhdojnë të votojnë të martën e parë të nëntorit.