Përse duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin e email -it

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Përse duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin e email -it

09:13 06/05/2016

Nëse përdorni shërbimet e postës elektronike Gmail, Hotmail apo Yahoo duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin, pasi këto shërbime kanë rënë viktima të një hack –u, që ekspozon emrat dhe fjalëkalimet e miliona përdoruesëve.

Sipas

Reuters

, bëhet fjalë për një sasi të madhe të dhënash, rreth 273.3 milionë llogari online. Alarmi është dhënë nga eksperti mbi sigurinë Alex Holden. Ky ekspozim i të dhënave përmban 57 milionë llogari të shërbimin rus të email, Mail.ru, sëbashku me 40 milionë të dhëna të Yahoo Mail, 33 milionë llogari Hotmail dhe 24 milionë llogari Gmail.

Ndër të tjera, raportohet se të ekspozuar ndaj hacker -ave janë me qindra e mijëra email adresash gjermane e kineze, si dhe mijera emra/fjalëkalime të punonjësve të bankave në SHBA, si dhe kompanive të tjera të rëndësishme.

Vlen për t’u theksuar se janë me miliona llogari Gmail, Yahoo dhe Hotmail të prekur gjithashtu, ndaj nëse dëshironi që të dhënat tuaja të jenë të siguruara, ekspertët bëjnë thirrje që të ndryshoni sa më parë fjalëkalimin.

Sëfundmi Google bëri të ditur se më shumë se 1 miliardë persona përdorin Gmail./tvklan.al






Të ngjashme