Përse duhet të shqetësohemi për nivelin rekord të CO2 në atmosferë
Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, niveli i dioksidit të karbonit
(CO2)
në atmosferë ka arritur një rekord të ri negativ në vitin 2016.
Rritja e niveli të dioksidit në 2016-n është 50% më e lartë se mesatarja e 10 viteve të kaluara.
Studiuesit thonë se shkaqet që kanë çuar në rritjen më të lartë të nivelit të
CO2
që është parë ndonjëherë që prej 800,000 vitesh janë një kombinim midis akiviteteve njerëzore dhe fenomenit të motit
El Niño
.
Shkencëtarët mendojnë se kjo rrezikon që temperaturat globale mund të bëhen të paparashikueshme.
Sipas ekspertëve, herën e fundit që
Toka
përjetoi një rritje kaq të madhe të nivelit të
CO2
mendohet të ketë ndodhur 3 ose 5 milionë vjet më parë. Klima atëherë ishte 2 deri në 3 gradë më e ngrohtë dhe niveli i detit ishte 10 deri në 20 metra më lartë për shkak të shkrirjes së akujve në Greenland dhe në Antarktikë.
/tvklan.al