Përse duhet të zgjidhni cigaren elektronike
Gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin është që të lini duhanin. Por në rast se ky ju duket një mision i vështirë, atëherë alternativa e dytë mund të jetë cigarja elektronike.
E – cigarettes
(cigaret elektronike) prej vitesh tashmë janë një zgjidhje komode për shumë duhanpirës.
Megjithatë, ndonëse ato nuk prodhojnë tym, përmbajtja e nikotinës ka bërë që shumë përdorues të tyre të merakosen për faktin se mund të sjellim dëm për shëndetin, si ndikimi në ADN apo prekja nga tumoret.
Tashmë, një studim i ri thotë se cigaret elektronike nuk shkaktojnë kancer.
Të dhënat riforcojnë deklaratat se e
– cigs
janë më të sigurta sesa duhani i zakonshëm.
Shkencëtarët e
British American Tobacco
ekspozuar qelizat laboratorike me shkarkimet të një cigareje elektronike dhe një cigareje normale.
Studimi, i publikuar në revistën mjekësore
Molecular Mutagenesis
, zbuloi se gjurmët e vetme që mbetën në qeliza ishin ato të duhanit normal dhe që favorizojnë zhvillimin e tumorit.
Cigaret elektronike nuk shkaktonin asnjë toksinë që lidhet me kancerin, në çdolloj doze nikotine./tvklan.al