Përse gjarpërinjtë nuk kanë këmbë (tani për tani)
Imagjinoni një gjarpër që ka këmbë, por edhe mund të zvarritet. Në fakt kështu kanë qenë dikur dhe ka prova se disa gjarpërinjve u kanë dalë këmbë.
Përse?
Në përpjekje për të zbuluar nëse gjarpërinjtë evoluan në zvarritje dhe ri – evoluan për të prodhuar këmbë, apo nëse ka një tjetër shpjegim për atë që përngjan me një evolucion të dyfishtë, dy shkencëtarë zbuluan sëfundmi një gen përgjegjës për zhvillim e gjymtyrë tek pitonët.
Kjo, sipas biologut nga Universiteti i Floridas, Martin J. Cohn është diçka tepër e habitshme që gjendet tek vertebrorët.
Ky gen, sipas ekspertëve, ka aftësinë që të aktivizohet. Kjo do të thotë se pitonët e ditëve të sotme kanë aftësinë për të zhvilluar këmbë dhe nuk u nevojitet një cikël i plotë evolucioni për ta bërë një gjë të tillë, por vetëm një mutacion genetik që i ndihmon për shfaqjen e këmbëve.
Me pak fjalë, është e mundur që pitonët të zhvillojnë këmbë…
National Geographic/tvklan.al