Përse i dha dorën Ilir Meta Sali Berishës? (2009)


Përse i dha dorën Ilir Meta Sali Berishës? (2009)

Autori: Blendi Fevziu

14:04 06/07/2009

Pas zgjedhjeve të 28 Qershorit kryefjala e mediave ka qenë ftesa e kreut demokrat Sali Berisha për LSI-në, parti e drejtuar nga Ilir Meta për të krijuar qeverinë e re. Pranimi i ftesës nga Ilir Meta krijoi çudi në opinionin publik, por për të folur më shumë rreth kësaj marrëveshje kreu i LSI ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

“Kemi pasur edhe një komunikim të shkurtër telefonik përpara se Berisha të bënte këtë ftesë në publik. Kjo ftesë kishte marrë një përgjigje paraprake pasi edhe Berisha e ka lexuar me përgjegjësi rezultatin e LSI. Fakti që unë jam i detyruar të takohem edhe me Nanon edhe me Berishën tregon qartë se këto zgjedhje ishin kthyer në një bast personal mes kreut të PS për të fituar gjithçka i vetëm në konflikt me LSI-në. Strukturat mafioze në PS kanë vjedhur data baste in e LSI përmes së cilit të transferonin votat e LSI tek PS. Kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike”, tha Meta./tvklan.al






Të ngjashme