Përse kjo fotografi e ekipit të Spanjës ka shkaktuar reagime?
Ekipi kombëtar i Spanjës ka publikuar sot një foto për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm, por duket se ka shkaktuar një përçarje mes tifozëve. Kritikët thonë se ngjyrat e fanellave janë të ngjashme me flamurin e Republikës së dytë të Spanjës, dhe jo me flamurin kombëtar spanjoll. Problemi qëndron tek fanella ngjyrë vjollcë.
Republika e dytë e Spanjës nisi në vitin 1931 pasi u rrëzua mbreti dhe zgjati deri në vitin 1939. Në vend shpërtheu lufta civile në periudhën 1936-1939. Konflikti u fitua nga nacionalistët dhe Francisco Franco u bë diktatori i Spanjës. Ai qëndroi në pushtet deri në vitin 1975 deri në momentin që u nda nga jeta.
Kjo situatë vjen në një kohë kur tensionet politike në vend janë të mëdha për shkak të Katalonjës. Por, Federata Spanjolle e Futbollit dhe Adidas kanë mohuar që ngjyrat e fanelës të kenë konotacione politike.
/tvklan.al