Përse më ke sjellë këtu? Momente tensioni në “Shihemi në gjyq” (Video)
Një dëmshpërblim për familjet e Fierit, të përmbytura nga dalja e lumit në vitin 2008, solli sot në “Shihemi në Gjyq” babë e bir. Ishte 77-vjeçari Banush Kanani, i cili kishte thërritur një prej djemve të tij në studio, për t’i thënë se ndryshe nga sa besonte ai dhe djemtë e tjerë, nuk e kishte marrë kurrë dëmshpërblimin.
Pjesë e seancës së ndërmjetësimit, ishte edhe një punonjës i Bashkisë, Skënder Gjela, i cili përpara përmbytjeve të atij viti kishte punuar në prerjen e kallamave pranë lumit.
Familja Kanani e akuzon atë si një prej shkaktarëve të përmbytjeve, pikërisht për prerjen e këtyre kallamave. Gjatë seancës, mes Banushit dhe Skënderit pati edhe një debat të fortë, ku u ngritën zërat.
Skënder Gjela: Mua pse më kë sjellë këtu?
Banush Kanani: Unë të solla për 2015-n, do të bëj kallëzim penal. O do të futem unë, ose ti. Ti je shkaktari për 2015-n.
Skënder Gjela: Ti mbaj përgjegjësi për vetën tënde. Ke marrë lekët djalit dhe më solle mua këtu.
Ardit Gjebrea: Skënder, më pëlqeu shumë një fjali që tha z. Banush, se po të kishte gojë lumi Gjanica do të thoshte: O, çfarë jeni duke më bërë kështu? Por ka gojë të gllabërojë dhe të marrë hak për të gjitha ato që i kanë lumit të Gjanicës. Kam një pyetje: A duheshin prerë ato kallama?
Skënder Gjela: Duheshin prerë, ato ishin ferra edhe kallama.
Ardit Gjebrea: Besniku thotë se ato nuk duhet të ishin prerë.
Skënder Gjela: Ai ka të drejtë, duhet të ishin prerë dhe të ngarkoheshin me makinë.
Ardit Gjebrea: Pse i latë ju atje?
Skënder Gjela: Sepse ashtu ishte urdhri.
Eni Çobani: Skënderi pretendon se ka qenë thjesht zbatues i një urdhri.
Ardit Gjebrea: Doja të kuptoja, duhej bërë kjo gjë apo jo?
Skënder Gjela: Po duhej bërë, sepse ishin bërë ferra dhe kallama bashkë.
/tvklan.al