Përse njerëzit tradhëtojnë


Përse njerëzit tradhëtojnë

08:30 15/05/2016

Nuk është sekret që njerëzit tradhëtojnë. Madje ekzistojnë faqe në internet që e lehtësojnë tradhëtinë në çift.

Por pyetja që shtrohet është: cila është arsyeja? Nëse jeni në një lidhje dashurie, përse duhet të tradhëtoni? Ekspertja Sam Owen beson se ka disa përgjigje.

Përse tradhëtojnë njerëzit? Cilat janë arsyet?

1) Ndodh që çiftet të humbasin vlerësimin për njëri – tjetrin.

2) Ata që tradhëtojnë e harrojnë rolin që kanë në një lidhje, duke e bërë më të lehtë që ta drejtojnë gishtin nga partneri, duke ia vënë atij fajin, në vend se të shohin nga vetja dhe të shtrojnë pyetjen sesa po kontribuojnë në lidhje.

3) Një njeri që tradhëton i lejon vetes që të mos e ketë vëmendjen tek partneri dhe nga ajo që është e vërtetë dhe e rëndësishme. Në një botë të mbushur me informacione, tundimet dhe shpërqëndrimet janë më pranë se kurrë.

4) Mungesa e komunikimit/dialogut për gjërat më të rëndësishme në një lidhje, bën që të ketë një distancë gjithnjë e në rritje mes partenrëve, duke çuar në tradhëti.

5) Nëse një njeri është i fokusuar më shumë tek problemi sesa tek gjetja e zgjidhjeve, mund të çojë në pakënaqësi tek partneri dhe jo mirëkuptim. Kjo mund të bëjë që tjetri të kërkojë mbështetje diku tjetër.

6) Mungesa e intimitetit fizik dhe emocional, çdo ditë e më shumë, bën që parteni të ndihet i lënë pas dore.

7) Nëse dikush lë pasdorë në mënyrë të vazhdueshme gjërat e vogla, që kanë rëndësi në një lidhje, veprime të vogla që shprehin dashurinë,  mund të bëjnë që partneri të ndihet i nën vlerësuar, duke e bërë më të prirur drejt tradhëtisë.






Të ngjashme