Përse nuk duhet ta lini telefonin në karikim gjatë natës
Bateria e telefonave në ditët e sotme “vdes” shumë shpejt.
Koha më e përshtatshme për ta karikuar atë është sigurisht në momentin që nuk po e përdorni, ndaj në mënyrë të natyrshme, shumë zgjedhin që ta karikojnë aparatin celular gjatë kohës që flenë gjumë.
Duket diçka normale apo jo?
Shumë gabim! Sipas ekspertit Dominic Littlewood, kjo është absolutisht gjëja e fundit që duhet të bëni.
Sipas tij, çdo pajisje që lihet në karikim për një periudhë të gjatë kohe mund të jetë tepër e rrezikshme dhe përbën rrezik gjithashtu për rënien e zjarrit.
Problematik nuk është vetëm fakti se sa kohë po e lini në karikim telefonin, por edhe vendi ku e keni vendosur atë.
Janë të shumtë ata, që për një arsye apo një tjetër, siç është alarmi për t’u zgjuar në mëngjes, e vendosin poshtë jastëkut.
Littlewood këshillon me forcë që të mos e bëni një veprim të tillë, pasi bateritë e telefonit mund të nxehen aq shumë sa t’i venë flakën çarçafëve.
Këshilla e tij është që ta vendosni në një pjatë (zbukurimi ose jo), prej qelqi.
Karikimi gjatë gjithë natës, mund të dëmtojë përgjithmonë baterinë e telefonit tuaj. Sipas eskpertëve, asnjëherë mos e karikoni baterinë 100 përqind, pasi kjo do t’i shkurtojë jetëgjatësinë.
Me pak fjalë, mos e karikoni më telefonin gjatë kohës që flini, nuk do të sjellë asgjë të mirë./tvklan.al