Përse nuk duhet të prekni kurrë një gjarpër
Nëse do të kishin fatin e keq për t’u kafshuar nga një prej gjarpërinjve më helmues në botë, pjesa më e madhe e njerëzve do të vraponin drejt spitalit.
Por jo Jax Tanner nga Afrika e Jugut, i cili zgjodhi të bënte video, përfshirë dorën e përgjakur. Madje ai mori edhe kohën për t’u ndërruar përpara se të shkonte për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për pasojë, Tanner për pak sa nuk humbi dorën, shpenzoi një muaj në spital dhe tashmë ka një shenjë të përhershme në dorë. Ai ka postuar një video të incidentit në YouTube, duke i bërë thirrje të tjerëve që të mos bëjnë të njëjtin gabim me të… Në video ai shpjegon se e gjeti gjarpërin në kopshtin e shtëpisë, por në vend që ta hidhte tutje ai nisi të pozonte para kameras. Ai e kap zvarranikun nga koka dhe në video mund të dallohet që e mban me vështirësi. Tanner pickohet në momentin që po përpiqej ta vendoste gjarpërin poshtë një kove. Ai qëndroi për 10 ditë në kujdes intensiv, një muaj në spital dhe iu deshën muaj të tërë rehabilitimi për të përdoriur sërish dorën. I riu iu nënshtrua gjithashtu tetë ndërhyrjeve në gjashtë javë. Vidoja e tij me gjarpërin u realizua në 2014 – ën, por është rishfaqur sëfundmi në internet duke tërhequr vëmendjen e mijëra shikuesve./tvklan.al