Përse nuk duhet t’i pastroni veshët me kunja pambuku
Besojeni ose jo, veshët tanë pastrohen vetë. Teksa herë pas here mund të bëhen me pak dyll, mjekët profesionistë janë kundër përdorimit të kunjave me pambuk për pastrimin e tyre.
Në fakt, dylli është mik i mirë, pasi i pastron veshët nga bakteret e papastërtitë. Megjithatë, ndonjëherë njerëzit prodhojnë më shumë seç duhet, e kjo bën që t’i drejtohen këtyre kunjave prej pambuku për t’i pastruar. Duke marrë shkas nga një pacient të cilit i hoqën një copëz pambuku që i kishte ngelur në kanalin e veshit, Mjeku Kunal Karade këshillon të gjithë njerëzit që të bëjnë kujdes. Pacienti në fjalë, kishte prej 5 ditësh që pambuku i kishte ngelur thellë në kanalin e veshit dhe vajti tek mjeku pasi ishte bllokuar dhe kishte djegie. Sipas ekspertëve, pastrimi i veshëve me kunjat e pambukut rrezikon që të dëmtojë sistemin natyral të pastrimit të tij. Nëse dylli është i tepër dhe ju krijon bezdi, atëherë më e mira që mund të bëni është t’i pastroni veshët tek mjeku./tvklan.al