Përse nuk duhet t’i rimbushni shishet plastike


Përse nuk duhet t’i rimbushni shishet plastike

18:22 11/08/2016

Në të gjithë botën, zakonisht njerëzit blejnë një shishe plastike me ujë dhe kur mbaron e rimbushin, një mënyrë e mirë për të mbrojtur mjedisin, por edhe xhepin.

E ndonëse kjo mund të duket si diçka e mirë, rimbushja e këtyre shisheve nuk është aspak e tillë. Kjo pasi ekspertët kanë dalë në përfundimin se janë burim mikrobesh.

Sipas Treadmill Review, rimbushja e shisheve plastike është tepër e dëmshme për shëndetin.

Ekpertët realizuan një studim, ku analizuan në laborator mikrobet e marra nga tapat e 12 shisheve të përdorura nga atletët.

Rezultati?

Rrënqethës! Ata zbuluan se shishet plastike disa përdorimshe mund të jenë burim për një numër të madh qelizash bakteriale. Me pak fjalë, sipas shkencëtarëve,

“të konsumuarit ujë nga këto shishe është shumë herë më keq sesa të fusësh në gojë lodrën e qenit”.

qeni-lodra

Ekspertët këshillojnë që të blini shishe qelqi, mundësisht me mbyllje hermetike./tvklan.al





Të ngjashme