Përse u la i lirë Noizy pas sherrit me armë?


Përse u la i lirë Noizy pas sherrit me armë?

22:31 14/09/2016

Plaga e plumbit në kofshë nuk e pengoi reperin Noizy të këndojë për adhuruesit e tij pas përleshjes me reperin Cozman dhe grupin e tij.

noizy1

Mirëpo, njohësit e çështjeve të sigurisë po mendojnë se Rigels Rajku i njohur si Noizy, do të duhej të mbahej në polici pas incidentit ku u përdorën armët e zjarrit.

Lidhur më këtë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Klan Kosovës se vendimin për lirimin e dy artistëve nga Shqipëria e ka marrë Prokuroria.

Ndërsa, zëdhënësi i Këshillit Prokurioral të Kosovës, Ekrem Lutfiu, nëpërmjet postës elektronike ka thënë se nuk mund të japë detaje rreth këtij rasti për shkak se është në fazën e hetimeve.

Për këtë rrahje, në polici po mbahen Ylber Abdullahu , i njohur si Cozman dhe Albert Krasniqi.

Avokati i Cozman, Asdren Hoxha, mohoi se klienti i tij po akuzohet për tentim vrasje.

Hoxha po pret që klienti i tij të lirohet të enjten pas skadimit të ndalimit policor prej 48 orëve./tvklan.al





Të ngjashme